Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejtori i ISSH: Kategoria e pensionistëve që përfiton 3 mijë Lekë bonus

18:37 / March 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionistet liria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy nga 7 pikat e paketës së rezistencës, janë në mbështetje të pensionistëve. Në një intervistë për Klan News drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado ka dhënë detajet se kush janë kategoritë që do të përfitojnë pagesën prej 3 mijë lekësh për tre muaj rresht.

“Diku te 132 mijë veta trajtohen nga Shërbimi Social Shtetëror, janë familje që janë me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbërit dhe paraplegjikët. Pjesa tjetër, 440 mijë veta janë përfitues të skemës së Sigurimeve Shoqërore ku përfshihen të gjithë pensionet e invaliditetit të punës, automatikisht do marrin për 3 muaj nga 3000 Lekë, pensionet familjare të jetimëve, grave të veja, burrave të ve që do marrin nga 9000 Lekë në 3 muaj, pra nga 3 herë në 3 muaj. Kush e ka masën e pensionit 133-200 të vjetra do marrë këtë lloj bonusi dhe bëhet fjalë që janë 102 mijë pensionistë”.

Indeksimi i pensioneve me 3.3% që do bëhej në muajin Korrik të këtij vitit për shkak të krizës është përcaktuar që të bëhet që në muajin Prill.

“3.3 miliardë Lekë janë për indeksimin e pensioneve që është një politikë e përvitshme , detyrim ligjor që duhet të indeksohen çdo vit mbi bazën e indeksit të çmimit të konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve”.

Gjatë intervistës Hado ka folur edhe për vështirësitë e skemës së pensioneve, pasi vit pas viti ka një rritje të numrit të përfituesve por nga ana tjetër ka ulje të kontibuesve për shkak edhe të emigracionit të të rinjve.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.