Drejtori i kabinetit në presidencën e ish-presidentit Bujar Nishani, ka rrëfyer ditën e sotme në një emision televiziv se ditët e fundit të ish-presidentit ishin më të vështira.
Ndërsa luftonte me sëmundjen e rëndë, gjendja e presidentit tha ai u përkeqësua, ku edhe më pas fatkeqësisht humbi jetën në një spital në Gjermani.
Ols Lafe tha se Nishani ishte një president që fliste me sy, me fjali të shkurtra dhe se dallonte për korrektësinë.
“Ishte një kohë e gjatë që gjendja shëndetësore nuk e lejonte të komunikonte, sigurisht ditët e fundit ishin më të vështira. Nuk është e lehtë të flasësh sot. Mund të them që momenti kur jam ftuar për të punuar me presidentin Nishani, pika e parë që më tha ishte se çdo gjë që ka të bëjë me familjen është e para në listë dhe për profesionin më tha që duhet të jesh i lirshëm dhe fleksibël. Në pikën e tretë vinte puna, besoj që të njëjtin parim kishte me të gjithë. Fliste me sy, komunikimet ishin me tone të qeta, fjalitë ishin të shkurtra, fryma e korrektësisë mbizotëronte…Nuk donte që t’i thërrisje President, por Bujar…këto raporte njerëzore janë shumë të vështira për tu harruar”, tha ai.
