Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Proda takim me këshillin e prindërve të Tiranës: Angazhim maksimal dhe bashkëpunim

17:46 / April 30, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
494547315 1081082594057085 6808387405469829697 n
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim të rëndësisë së veçantë, Këshillin e Prindërve të Tiranës. Objektivi i takimit ishte diskutimi dhe marrja e masave, për koordinimin më të mirë të zinxhirit të përgjegjësive, me qëllim përmbushjen e një prej prioriteteve absolute të punës së Policisë së Shtetit, garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Disa nga temat e diskutuara gjatë takimit ishin:

-siguria e nxënësve në ambientet e shkollës dhe përreth saj;

-siguria rrugore përreth shkollave;

-siguria kibernetike dhe mbrojtja e fëmijëve, online;

-garantimi i sigurisë gjatë aktiviteteve sociale, në të cilat janë të përfshirë fëmijë dhe të rinj.

-bashkëpunimi midis komunitetit të prindërve dhe Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë takim dhe rekomandimet e përcjella nga Këshilli i Prindërve të Tiranës, pasi kishin të bëjnë me sigurinë e fëmijëve, të cilët janë e ardhmja e vendit. Drejtori garantoi Këshillin e Prindërve të Tiranës, se strukturat e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, janë maksimalisht të angazhuara për të bashkëpunuar dhe për të koordinuar veprimet me të gjithë aktorët e zinxhirit të sigurisë në shkolla.

”Policia e Shtetit e ka prioritetet sigurinë në shkolla. Policia vlerëson maksimalisht çdo konflikt, edhe ato të vogla ndërmjet bashkëmoshatarëve, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë, drejtuesit e shkollave dhe patjetër, me bordet e prindërve që kanë një rol thelbësor në këtë proces. Kam dhënë porosi të veçantë që pavarësisht ngarkesës që kanë shërbimet policore, të intensifikojnë monitorimet në shkolla, sidomos gjatë javëve të fundit të mësimit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë, punonjësit socialë dhe me policitë bashkiake”,-tha Proda.

494440223 1081082747390403 8688340688275410776 n
494475563 1081082694057075 2261546747163270989 n
494547315 1081082594057085 6808387405469829697 n
494485745 1081082477390430 9170667502114981695 n
495144930 1081082427390435 2606260272201364259 n

ilir proda Policia prindër siguria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Aksidenti me pasojë vdekjen e turistes, arrestohet shoferi i automjetit

11:00 / May 13, 2025

PSD nën hetim për blerje votash në Korçë, kontrolle në disa banesa

20:29 / May 12, 2025

Krimet zgjedhore, policia kontrolle në banesat e përfaqësuesve të 4 subjekteve politike

19:33 / May 12, 2025

Hetimet për korrupsionin zgjedhor, Misioni i OSBE-ODHIR: SPAK luajti rol pozitiv

15:17 / May 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.