Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejtori i Policisë së Tiranës: Krimi ndodhi në prani të fëmijëve

12:46 / December 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rebani jaupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi ka qenë vetë në vendin e ngjarjes në zonën e “Astirit” ku dy motra u vranë me armë zjarri nga 59-vjeçari Përparim Ademi, shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Jaupi tha për mediat se autori është bashkëjetuesi i një prej motrave. Sipas tij, 59-vjeçari ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik.

“Pas krimit e ka lënë automatikun në banesë dhe është larguar më këmbë pas pallatit nëpër lagje. Janë organizuar forcat e policisë në pika të ndryshme të qytetit, të cilave iu është dhënë fotoja e autorit. Janë lajmëruar policitë e rretheve. Grupi hetimor vazhdon me dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Në drejtimin e prokurorisë grupi hetimor po mbledh të gjitha provat. Do të merren dhe dëshmitë nga dëshmitarët”, deklaroi Jaupi.

Sipas kreut të policisë të kryeqytetit, autori ka pasur mbiemrin Tela deri disa vite më parë kur e ka ndërruar në Ademi. Jaupi tha se krimi i dyfishtë ndodhi në prani të fëmijëve të një prej viktimave dhe se motiv ka qenë vijimi i bashkëjetesës.

“Përparim Ademi, e ka ndërruar para disa viteve pasi më parë ka pasur emrin Përparim Tela. Mendoj që vazhdimi i bashkëjetesës ka qenë motivi i konfliktit.Kanë qenë dhe dy fëmijët e minorenë të viktimës në vendin e ngjarjes”, deklaroi Jaupi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.