Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejtoria e Transportit Rrugor kritere të reja për autoshkollat

15:26 / September 6, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patenta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se do të ndërmarrë një reformë për të rregulluar tregun e autoshkollave.

DPSHTRR bën të ditur se do të përcaktohen kriteret për rregullimin e tregut të autoshkollave, bazuar në numër popullsie për zonën e mbulimit, si dhe do të përcaktojë nivelin orientues tarifor dysheme.

“Po punojmë që brenda vitit 2022 të kemi përcaktuar nivelin orientues tarifor dysheme që do të jetë detyrues për autoshkollat në mënyrë që të garantohet një proces mësimor sa më profesional, i plotë dhe cilësor, i formalizuar dhe në nivele sa më bashkëkohore për teori e praktikë. Konsolidimi dhe mbrojtja e subjekteve korrekte, lufta ndaj konkurrencës së pandershme dhe fiktivitetit shkollor, eliminimi i evazionit dhe abuzivizmit, moskioskëzimi i tregut të autoshkollave, garantimi i rekrutimeve e pagave dinjitoze, janë thelbësore për rritjen e nivelit të përgatitjes dhe edukimit për lejedrejtimi në Shqipëri”, bëri të ditur DPSHTRR.

DPSHTRR ka ushtruar 157 kontrolle që nga fillimi i vitit në autoshkollat e vendit, duke marrë edhe 103 masa.

Sipas DPSHTRR-së, shkeljet kryesore rezultonin në tabelat jashtë standardi, mungesë kontratash me aplikantin; autorizime praktike të skaduara, regjistër teorie e praktike të paplotësuar, mjetet pa siguracion/kolaudim, etj.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026

Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

21:15 / June 26, 2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

20:55 / June 26, 2026

“Duan mall dhe femra?”- Zbardhen përgjimet mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga 37-vjeçari shqiptar në Greqi

19:56 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.