Dramat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” vazhdojnë të marrin vëmendjen e publikut. Drenusha dhe Xheneta kanë shfaqur shqetësime të mëdha, duke krijuar një atmosferë paniku mes tyre. Drenusha shprehu frikën për mënyrën se si njëri prej lojtarëve po i eliminon të tjerët nga gara. “E qiti Anisën, e qiti Lelën, ky ka me na hongër krejtëve,” tha ajo, duke aluduar për strategjinë agresive të banorit në fjalë.
Xheneta, e cila ndante të njëjtin mendim, pranoi se shqetësimi për këtë situatë e kishte mbajtur zgjuar gjatë natës. “Edhe unë të njëjtin gjë po e mendoj, kurrë gjumi mbrëmë s’më ka zënë,” u shpreh ajo.
Këto deklarata tregojnë një klimë të pasigurisë brenda shtëpisë, ndërsa banorët përpiqen të mbijetojnë në këtë garë të ashpër ku çdo veprim mund të jetë vendimtar. Strategjitë e forta dhe taktikat e sofistikuara duket se po nxisin tensione mes lojtarëve, duke e bërë lojën gjithnjë e më interesante për shikuesit.
Nëse ky banor do të vazhdojë të dominojë lojën apo do të përballet me kundërpërgjigje nga të tjerët, mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme të spektaklit.