Një pjesë e zonës turistike të Drimadhes ka mbetur pa energji elektrike. Shkak për këtë është bërë dëmtimi i rrjetit nga një subjekt. OSHEE bën të ditur se brigadat e saj janë në terren për rikthimin e energjisë.
“Një pjesë e zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike, pasi një subjekt privat dëmtoi rrjetin e tensionit të mesëm. Aktualisht, në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë”, njofton OSHEE.
