Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dritan Abazoviç prezanton emrat e ministrave të qeverisë malazeze, dy prej tyre shqiptarë

19:13 / April 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dritan abazovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa pritet që së shpejti të zgjidhet qeveria e re në Malin e Zi, me kryeministër shqiptarin Dritan Abazoviç, kanë dalë edhe emrat që do të pozicionohen në ministritë përkatëse.

Ka qenë vetë zëvendëskryeministri dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, i cili ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re në Mal të Zi, që do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.

Në dokumentin e publikuar në faqen Kuvendit, bie në sy se Abazoviç ka propozuar dhe dy ministra shqiptar, Marash Dukaj në postin e ri si Ministër i Administratës Publike, duke përfaqësuar në qeverinë e Abazoviç Listën Shqiptare koalicionin që përfshin partitë Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit.

Ndërkohë i dyti është Fatmir Gjeka i emëruar nga Abazoviç si ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave etnike, aktualisht deputet i koalicionit “Bashkë nji za” në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetar i Partisë Demokratike.

Emrat e ministrave:

Zëvendëskryeministrja për Politikë të Jashtme, Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Rajonal dhe Ministre e Çështjeve Evropiane, do të jetë Dr. Jovana Maroviç.

Zëvendëskryeministri për Sistemin Ekonomik dhe Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviç.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për sistemin politik dhe politikën e brendshme dhe ministër i Mbrojtjes, MA Rashko Konjeviç.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për zhvillimin rajonal dhe ministër i investimeve kapitale Ervin Ibrahimoviç.

Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, i lindur në Podgoricë në vitin 1985, i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë, ka punuar në Gjykatën e Lartë, ish-avokat në studion ligjore Ivanoviç, Kovaç & Vuksanoviç.

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiç.

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviç.

Ministër i Punëve të Jashtme, MA Ranko Krivokapiç.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviç.

Ministrja e Sportit dhe Rinisë, Vasilije Lalošević.

Ministër i Administratës Publike, MA Maras Dukaj.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviç.

Ministri i Arsimit, M. Miomir Mijo Vojinoviç.

Ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Seekiç.

Ministrja e Kulturës dhe Medias, Masha Vlaoviç.

Ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviç.

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Đeka, i lindur në Tivar më 1975, i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi;

Ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Dr. Biljana Scepanoviç.

Ministri pa portofol, Zoran Miljaniç.

Ministri pa portofol, Adrijan Vuksanoviç

Qeveria e re e këtij vendi pritet të zgjidhet në një seancë parlamentare, që do të mbahet nesër në Cetinë. Atë pritet ta përbëjnë Lëvizja Qytetare URA e Abazoviçit, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve.

“Unë besoj se Mali i Zi mund të kërkojë një pranim të përshpejtuar [në BE] dhe se me vendime urgjente, por të mençura, mund të bëhet anëtar i plotë së shpejti”, tha Abazoviç.

Qeveria e re pritet të ketë 46 deputetë, nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi. Qeveria pritet të ketë mbështetje parlamentare edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Zelensky: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë

11:10 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.