Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Dritan Dajti pajtoi Noizyn me Cllevion, takimi në burgun e Peqinit që vendosi gjithçka

19:43 / September 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cllevio Dritan Dajti dhe Noizy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ka treguar arsyen madhore pse vendosi t’i jepte fund armiqësisë me Noizyn (Rigels Rajku), pas pamjeve të sherrit që bënë xhiron e rrjetit.

Në një intervistë për gazetaren Fjodora Fjora, Cllevio ka treguar se Noizy ka shkuar ka takuar në burgun e Peqinit, Dritan Dajtin, një ndër emrat më të njohur të botës së krimit në vend, dhe pas këtij takimi, Cllevio ka vendosur të mos e shajë më.

Cllevio flet shpesh herë në rrjetet sociale për “mësimet” që ka marrë nga Dritan Dajti, të cilin e thërret me nofkën “Pedagogu”.

“Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin, në fund fare shkoi në burgun e Peqinit takoi pedagogun tim dhe më tha pedagogu mua lere.

Për Dritan Dajtin e ke fjalën?

Po. E ka takuar dhe është futur Tani dhe nuk ia prish dot. Edhe mund t’ia prish, por problemi është se më ndëshkon ai mua pastaj dhe unë nuk dua që të më ndëshkojë ai. Të tjerët le të më ndëshkojnë, por nga ai nuk dua kurrë. Është futur ai, por mua nuk më mbajnë nervat ndonjëherë se i nxjerrin pamjet, ma sjellin videon në internet.” tha Cllevio.

Dritan Dajti qëndron në qeli që prej vitit 2009, pasi akuzohet për vrasjen e katër efektive të policisë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026

Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

18:20 / September 7, 2026

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

13:14 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.