Xylazine, një drogë e re që i shndërron përdoruesit në “zombi” dhe ka efekte të rënies së lëkurës, ka mbërritur edhe në Evropë, pasi u përhap masivisht në qytetet amerikane.
Është Britania e Madhe, vendi ku është regjistruar viktima e parë nga përdorimi i kësaj droge, me Karl Warburton, një punonjës fabrike që vdiq majin e kaluar nga efektet e ksilazinës së kombinuar me droga të tjera, duke përfshirë heroinën, fentanilin dhe kokainën.
Kjo shënon herën e parë që droga, e njohur shpesh si ‘tranq dope’, është gjetur jashtë Amerikës së Veriut.
