Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona në kryeqytet të arrestuar për akuza të ndryshme.
Një 25-vjeçar i është gjetur gjatë kontrollit të “Shqiponjave” një sasi lënde narkotike dhe një armë e ftohtë.
Ndërsa një 52-vjeçar ishte shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Katër të tjerë janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre është përfshirë në një aksident.
NJOFTIMI PLOTE
Tiranë
Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
B. S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
B. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
