Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermaninë Veriore. Policia thotë se njerëzit në një funeral në Gjermani përfunduan të droguar pa vullnetin e tyre, pasi iu servirën aksidentalisht tortë me hashash.
Policia e Rostock-ut deklaroi të martën se pas një ceremonie varrimi në Ëiethagen, njerëzit ishin ulur në një restorant për kafe dhe tortë, siç është zakoni në Gjermani. Por pasi hëngrën tortën, 13 persona filluan të kishin marramendje dhe të përziera dhe përfunduan te mjeku.
Një hetim policor zbuloi se punonjësi i restorantit përgjegjës për ëmbëlsira i kishte kërkuar vajzës së saj 18-vjeçare t’i piqte ato në furrë.
Nëna rastësisht mori tortën e gabuar nga frigoriferi, të cilën adoleshentja e kishte bërë për një rast tjetër. Sipas policisë, tashmë edhe 18-vjeçarja ështe nën hetim. Incidenti ka ndodhur në muajin gusht, por nuk u bë publik më herët për respekt të zisë.
