Tre persona nga Vlora akuzohen se kanë droguar një 26-vjeçare dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të.
Dy prej tyre, një 28-vjeçar me iniciale A. C., dhe një 31-vjeçar me iniciale O.T, u arrestuan në flagrancë, ndërsa shoku i tyre është shpallur në kërkim.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.