Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Droguan dhe përdhunuan një 29-vjeçare, arrestohen dy shqiptarë 50-vjeçarë në Itali

12:00 / July 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia italiane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi droguan një 29-vjeçare dhe e përdhunuan atë.

Të arrestuarit dy 50-vjeçarë u kapën nga Policia e Monzës, ndërsa mbi ta rëndon akuza për sulm seksual në grup dhe përdorimi i lëndëve narkotike dhe alkoolike dhe ushtrim dhune ndaj vajzës, të cilën e detyruan të pinte, të ashtuquajturën drogë përdhunimi.

Njëri nga të dy, i gjurmuar në Monza, përfundoi në burg, ndërsa tjetri që ndodhet në Cuneo në arrest shtëpie. Hetimet e kryera nga prokuroria e Monzës nisën pas denoncimit të 29-vjeçares.

Sipas hetimeve, 29-vjeçarja frekuentonte shtëpinë e njërit prej të dyshuarve. Atë natë familja e tij kishte shkuar për pushime, kështu që ai e ftoi për darkë në një restorant në Monza.

Sipas burimeve të policisë italiane, “menjëherë pas darkës, ajo filloi të mos ndihej mirë, duke shprehur eufori të pazakontë të alternuara me momente amnezie të përkohshme”. Dyshohet se pasi vajza me njërin nga të dhunuesit arritën në shtëpit, e gjetën mikun e tij (i arrestuari i dytë) në shtëpi.

“Vajza në një moment qartësie e pa veten lakuriq dhe duke kyer aktin e marrëdhënies seksuale me dy të dyshuarit”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Duke mos mbajtur mend saktësisht se çfarë i kishte ndodhur, ajo u vesh dhe shkoi në shtëpi. Vetëm në ditët në vijim filloi të kujtonte momente të shkurtra të kaluara së bashku me dy burrat, duke kuptuar kështu se kishte qenë e përfshirë në marrëdhënie seksuale në grup, duke mos qenë e vetëdijshme.

Testet toksikologjike mbi vajzën treguan se ajo kishte marrë substanca psikotrope duke përfshirë të ashtuquajturin ‘drogë përdhunimi’, GHB. Të dy gjithashtu tentuan që ajo të tërhiqte denoncimin duke i ofruar para.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

President Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri

14:20 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.