Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dronët inteligjentë kapin mat nëpër Shqipëri ‘kamikazët’ në timon

12:14 / May 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2362
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjetet inteligjente, si shpejtësimatës dhe dronët, po përdoren gjithnjë e më tepër nga Policia Rrugore për të kapur shoferët që mund të bëhen burim aksidenti në rrugët e vendit.

Veçanërisht gjatë fundjavës dhe kryesisht në asket nacionale, në drejtim të zonave turistike dhe bregdetare, janë intensifikuar monitorimet me mjete inteligjente në të gjithë vendin.

Gjatë javës së fundit, në të gjithë vendin, janë vendosur 26116 gjoba për shkelje të ndryshme.

Shkeljet përfshijnë mospërdorim i kaskës mbrojtëse, mosvendosje e rripit të sigurimit, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalime të gabuara, drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit, për zhurma apo manovra të rrezikshme me automjet dhe shkelje të tjera.

Gjithashtu, janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga të cilët 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

“Monitorim intensiv është ushtruar edhe në qendrat e banuara, për parkimet e gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve të emergjencës, krijojnë fluks në trafik apo pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në trotuare. Në këtë kuadër, janë zhvendosur me mjetet ngritëse (karrotrec), në kryeqytet, 258 automjete të parkuara në korsi të dedikuara, në trotuare apo në vende ku ndalohet parkimi”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.

dronët inteligjentë shkelësit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.