Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga “regjimi i Edi Ramës”

20:19 / March 11, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Nicholas Maduro, kishte prej më shumë se 5 vjet që nuk i besonte njerëzve pranë partisë dhe parisë së tij. Madje ai nuk i besonte më indigjenëve venezuelianë metis, që përbënin bazën e të majtës së Hugo Chavezit dhe pushtetit jetëgjatë.

Prej më shumë se një viti, Maduro, i cili ishte njeriu i zgjedhur nga Fidel Kastro në afim të shekullit të ri për të trashëguar pushtetin e Chavezit, është një kubanez me kombësi. Madje edhe gjuhe që ai përdor është spanjishtja galiciane siç flasin meksikanët, kubanezët, apo popujt e tjerë latinë të Karaibeve. Prej dy vitesh, Maduro nuk i besonte askujt dhe ja la të gjithë fatin e regjimit të tij shërbimit sekret të Kubës, madje mori edhe një battalion “gorillash” nga vendi i tij i origjinës.

Rezultati: Presidentin e braktisën të gjithë, duke e lënë në fatin e truprojave kubane gjatë operacionit amerikan të 3 janarit. Maduron e shitën njerëzit e tij, që krijuan një koridor negociate me amerikanët. Kanë kaluar dy muaj dhe regjimi nuk ka ndryshuar por Maduro është përmbysur.

Në Iran, pas vrasjes së Khameneit, alternativa e ofruar me bomba nga izraelitët dhe amerikanët ishte zgjedhja e një udhëheqësi më të moderuar se ajatollahu radikal. Por skifterët e regjimit, përkatësisht krahu ushtarak i tij-Garda Revolucionare, zgjodhi djalin e Khameneit, duke rrënuar thelbin e ideologjis së revolucionit të 1979. Edhe pse teokratik dhe kriminal, regjimi mbahej tek një ideologji anti-Shahut, i cili ishte një aleat i perëndimit. Me Mojtabën, skifterët duan të shtyjnë kundër rrymës dhe ndryshimit. Madje po japin mesazhet që për të ruajtur këtë regjim, janë gati të harxhojnë të gjitha raketat e dronët kamikazë, madje e quajnë krenari të bien shehid(martir) kundër Perëndimit.

Në këto diskutime lufte, ku siç dihet viktima kryesore në këtë rast është e vërteta, edhe mjedisi ynë nuk ka mbetur pa u infektuar nga reminishencat e ajatullahëve.

Një dron kamikaze ka mbërritur në mjedisin mediatic shqiptar prej një azilanti politik, i cili, nga posti i drejtorit të një institucioni shtetëror, u arratis me argumentin se “donin ta vrisnin” Sabit Brokaj e Spartak Braho.

Prej vitesh në kërkesë azili, droni kamikaze nga Zvicra bënte thirrje se për të rrëzuar “regjimin e Edi Ramës” duhet të ketë njerëz që bien shehid.

Natyrisht që nuk i vetë ofronte “imami-laik” ngase këtë ja kërkonte xhematit besimtar opozitar, që duhet ta ngulisë në tru se nuk e mundin Edi Ramën me zgjedhje, ndaj duhen shehidë.

Në fakt, realiteti është krejt ndryshe. Sikur Lulzim Basha të jetë në krye të PD-së, pa Sali Berishën rrotull jo vetëm merr rezultat më të mirë se doktori, por dhe mund të fitojë. Në zgjedhjet e 2011, Luli bëri fushatë pa doktorin nëpër këmbë, pavarësisht se establishment i tij ishte. E mbani mend rezultatin?

Në 25 prillin 2021 me Sali Berishën e Ilir Metën kundër mori një goxha rezultat. Mendo sikur sot opozita të ketë jo vetëm një lider të ri, por edhe një një klasë të re e të përgatitur politike. Nuk ka nevojë fare as për shehidë e as për dronë kamikazë. Mjafton të bëjë zgjedhje e të sjellë një ekip të ri, jo thjesht më të bukur më pamje, por në mendje. Shqipëria ka nevojë për një pajtim dhe ide të reja, jo viktima të tjera. E pse? Që Peti prej vërteti të bëhet ministër duke përfituar nga Loni prej betoni!

dronet edi rames kamikaze kerkojne shehid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.