Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dronët rusë në territorin e NATO-s, Zelensky kritikon vendet europiane: Reagimi juaj ishte shumë i dobët

22:26 / September 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër reagimin e Evropës ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore nga dronët rusë, duke e cilësuar atë si “shumë të dobët”.

Në një intervistë për Axios, Zelensky theksoi se mungesa e një përgjigjeje të fortë i inkurajon rusët të vazhdojnë sulmet ndaj vendeve të tjera.

“Reagimi ishte shumë i dobët dhe kjo është arsyeja pse [rusët] vazhdojnë ta bëjnë këtë ndaj vendeve të tjera,” tha ai.

“Ata duhet të kishin qëlluar gjithçka. Nëse dikush është në territorin tuaj dhe vret njerëzit tuaj, ju duhet të përgjigjeni. Nëse avionët janë në hapësirën tuaj, ju duhet t’i bllokoni ata.”

Zelensky u ndal edhe tek frika e shumë vendeve të NATO-s për një përshkallëzim të mundshëm me Rusinë, duke thënë se “rusët janë të çmendur”, dhe kjo frikë i pengon vendet të ndërmarrin veprime vendimtare për të mbrojtur sovranitetin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky bëri një bilanc të punës së delegacionit ukrainas gjatë ditëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ai theksoi se qëllimi kryesor i të gjitha takimeve ishte forcimi i pozicionit të Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe mobilizimi i mbështetjes për të arritur paqe.

“Puna e kryer nga i gjithë delegacioni ukrainas në OKB ka vetëm një qëllim: të forcojmë vendin tonë, një forcë që do të na ndihmojë të mbrojmë popullin tonë, t’i japim fund luftës dhe të rivendosim një paqe të vërtetë dhe të besueshme,” shkroi ai.

Zelensky zhvilloi një sërë takimesh me liderë botërorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe aleatë të Ukrainës, ndërsa theksoi se uniteti global kundër agresionit rus është kyç për sigurinë e të gjithë kontinentit.

drone europa nato ruse zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.