Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Dua lekët që ke marrë nga ai që më aksidentoi”, vëllai akuzon rëndë motrën

19:16 / December 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
321112098 465139618935946 4433493604543808174 n 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Motër e vëlla dolën në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjyq” në këtë ditë feste. Ndërsa të gjithë besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet, ata të dy u përballën me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti që ka ardhur si pasojë e një aksidenti i cili i ka sjellë dëmtime shumë të rënda Arturit.

Arturi pretendon se vëllai dhe motra e tij kanë marrë para nga i ati i djalit që i shkaktoi aksidentin dhe pretendon që ata t’i kthejnë këto para. Nga ana tjetër, Jonida thotë se ajo ka bërë ç’është e mundur për ta ndihmuar, por ajo nuk ka marrë asnjë lek.
Eni Çobani: Në këto kushte, ju dolët nga gjendja e komës, çfarë ndodhi me gjendjen tuaj shëndetësore, sepse sapo u tha që ju vini në një situatë familjare të rënduar.

Arturi: Zonja Eni këta sikur sa nxorën atë nga burgu, sikur rregulluan atë e më shkatërruan mua. Më kthyen kurrizin të tërë. Asnjëri nuk vinte të pyeste, ore si je, si dukesh, çfarë shqetësimi ndien.

Jonida: Ore të keqen motra, po ti nuk hap as telefonin dhe as në shtëpi s’na pranon.

Arturi: Nuk të hap asgjë më unë ty.

Jonida: Po çfarë të ka bërë motra?!

Arturi: Deri sa të ndreqësh gabimin që ke bërë.

Eni Çobani: Po si ta ndreqë gabimin? Ti kërkon para mbrapsht tani?

Arturi: Po i kërkoj paratë mbrapsht të m’i kthejë.

Eni Çobani: Jeni i bindur që ajo i ka marrë?

Arturi: Po, po, lekët i ka marrë ajo se nuk shkonte kot atje ajo të nxjerri birin e atij nga burgu e të më lërë në koma mua.

Jonida: Çfarë parash kërkon më nga mua? Çfarë parash?! Zonja Eni, nëse ky më ka thirrur për të më kërkuar lekë, unë lë studion dhe dal.

Eni Çobani: Si lë studion dhe del?!

Jonida: Lë studion dhe dal, unë nuk kam ardhur këtu të dëmshpërblej vëllain, nuk i kam asnjë borxh vëllait.

Arturi: Mos e bëje gabimin pastaj.

Jonida: Unë nuk kam bërë asnjë gabim.

Arturi: Si nuk ke bërë gabim, kur unë isha atje, jetë a vdekje ti s’ke bërë gabim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata me zjarret/ Mbrojtja Civile: Janë raportuar 28 vatra zjarri, 5 mbeten aktive

10:26 / August 6, 2026

Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Në Mallakastër flakët drejt disa fshatrave

10:15 / August 6, 2026

Senati amerikan konfirmon Eric P. Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

08:14 / August 6, 2026

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.