Dua Lipa di gjithmonë si të na surprizojë dhe rasti i fundit padyshim që është një dhuratë e bukur për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Prej kohësh, këngëtarja është imazh i markës prestigjioze “Puma”. Bashkëpunimi i tyre së fundmi ka arritur një tjetë nivel pasi artistja shqiptare dhe “Puma” po nxjerrin në treg koleksionin e ri të titulluar “FLUTUR”, fjalë kjo në gjuhën shqipe.
Ky koleksion do të përbëhet nga veshje dhe këpucë të frymëzuara nga moda e viteve ’90 dhe do të shfaqë një logo të re një flutur që është simbolike e bashkëpunimit të Lipës me Puma-n.