Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Dua Lipa ka dy fjalë për të thënë për koncertin në Tiranë

23:45 / November 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dua Lipa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa ‘elektrizoi’ Tiranën me performancën e saj, e cila mblodhi edhe 200 mijë njerëz. Dua këndoi këngët e saj hit, që u duartrokitën nga fansat shqiptarë. Mirëpo, së fundmi, ajo ka bërë një reagim në rrjetin social “Instagram”, ku ka publikuar një foto dhe ka shkruar:

“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit me përfundim në Tiranë, Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo ndonjëherë në Ditën e Pavarësisë”, u shpreh Lipa.

“Gjithçka që mund të them është një falënderim i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoja me njerëzit më të mëdhenj për ta ndarë atë. Future Nostalgia përgjithmonë”, theksoi ajo

Rita Ora dhe Dua Lipa gjithmonë na kanë bërë krenarë dhe e kanë ngritur emrin e Shqipërisë dhe Kosovës shumë lartë. Vajzat nuk lënë rast pa e përmendur origjinën e tyre, duke u bërë kështu ambasadore të vendit tonë në botë. Mirëpo kur bëhet fjalë për njëra-tjetrën vajzat nuk i kanë punët mirë. Artistet shqiptare prej vitesh nuk flasin me njëra-tjetrën.

Së fundmi duket se Dua Lipa e ka thyer heshtjen dhe ka përmendur emrin e Ritës, madje në një mënyrë shumë të bukur. Në një intervistë të dhënë për “Line Of Best Fit”, teksa Dua shprehej se ndiehej krenare që i përfaqësonte dy vendet, shtoi se do të donte që Kosova të njihej si vendi i saj dhe i Ritës.

“Pra, nëse dikush thotë oh, ku është Kosova?’ njerëzit mos thonë është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’ – ka shtuar autorja e “One Kiss”.

Dua 1

Dua Lipa koncert Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.