Në fakt ajo u kritikua nga fansat e saj se nuk i kushtoi vëmendje tragjedisë që preku Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit. Por ja që Dua nuk ka qëndruar duarkryq.
Në bashkëpunim me kompaninë “Bond” ajo ka stiluar bluza që do të shiten në dyqanin e saj online të ardhurat do të shkojnë për familjet shqiptare.
“Për vëmendjen tuaj, ndihma juaj është e nevojshme, ‘Pray for Albania’ variant i limituar në bashkëpunim me ‘Bond’. 100% të të gjitha blerjeve do të shkojnë tek familjet dhe viktimat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar në Shqipëri që ndodhi në 26 nëntor. Blini një bluzë dhe ndihmoni në ndërtimin e një shtëpie dhe komuniteti”, ka shkruar Dua Lipa në një postim në ‘Instagram’.
