Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Dua Lipa në qiellin e shtatë, artistja shqiptare thyen rekordin e madh dhe lë pas yjet botërore

22:55 / April 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dua Lipa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej vitesh ajo e ka afirmuar veten si një divë e pop-it në muzikën botërore dhe vijon të korr sukses pas suksesi. 3 herë fituesja e çmimit “Grammy” ka hyrë në historinë e platformës  Spotify” pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams”. Kështu ajo bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.

Lajmin e ka dhënë vet artistja duke ndarë një postim në Instagram ku shkruhet: “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams” në Spotify.

Ajo është artistja e parë femër në histori, albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.”

Kjo vjen pasi, Dua u fotografua me të dashurin e përfolur Aron Piper në Meksikë. Pak ditë më parë ata janë kapur në club bashkë duke festuar e kërcyer dhe më pas kanë dalë po bashkë duke hipur në të njëjtin automjet.

Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit. Me atë rast, Piper u kap duke folur në veshin e Dua Lipës dhe të dy treguan kimi të shkëlqyer. Aron Piper është një model dhe këngëtar spanjoll i cili që nga viti 2018 merr pjesë në serialin e Netflix “Élite”.

Dua festoi ditëlindjen e saj të 27-të në 22 gusht dhe udhëtoi drejt Ibizës. Mirëpo, gjejeni me kë ka qenë. Artistja shqiptare ka qenë në shoqërinë e menaxherit të aktorit dhe gjithë miqve të tij. Ata kanë postuar pamjet nga festa që i kanë organizuar Duas të cilës i kanë kënduar edhe në spanjisht këngën e ditëlindjes. Ndonëse Aron nuk është shfaqur askund, duket e pamundur që ai mos të ketë qenë në festë ku ishin gjithë miqtë e tij. Ka marrë vëmendje faktin se Dua nuk është shoqëruar nga familjarët apo mikeshat e saj të vjetra.

Kjo situatë na risolli në kujtesë fillimet e lidhjes së saj me Anwar Hadid, nga i cili u nda në nëntor të 2021. Në 2019 Dua u shfaq në ditëlindjen e tij me një tortë në duar e më pas ata zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Dua Lipa qiellin shtate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.