Kësaj radhe këngëtaren shqiptare me famë botërore do e shohim në kopertinën e një reviste tjetër.
NME Magazine quhet revista për të cilën Dua pozoi me shumë stil, shkruan Syri Kosova.
Dua ka folur për karrierën e saj dhe përgatitjes së këtij albumi, ndërsa nuk ka harruar të përmend edhe vendin nga ajo vjen, Kosovën.
Dua ndër tjera deklaroj se shpreson që të jetë një frymëzim për fëmijët e Kosovës, se ëndrrat realizohen pavarësisht se nga cili vend vjen.
Artistja e sheh pozicionin e saj si një yll pop i njohur botëror që përfaqëson edhe Britaninë dhe Kosovën dhe thotë: “Shpresoj të frymëzoj edhe disa fëmijë në Kosovë të dinë se mund të bëjnë gjithçka që ata mendojnë – gjithçka është e mundur, pa marrë parasysh se nga jeni “.
