Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Dua të jetoj dhe unë si shoqet e mia”: Apeli i 12 vjeçares që merr frymë me anë të një tubi

20:54 / July 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12 vjecarja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajza 12- vjeçare e Nuredin dhe Alidie Çili nga fshati Zharnec i Divjakës  prej 11 vitesh vuan nga problemet me frymëmarrjen. E mitura merr frymë me anë të një aparati dhe një tubi të vendosur në fyt, të cilin ia ka dhuruar një mjek.

E ëma e Xhesilajdës shprehet se kontrollet mjekësore në Shqipëri kanë qenë të shumta, por pa asnjë rezultat. Ajo kërkon ndihmë nga dikush që ka mundësi, ta ndihmojë për të dërguar vajzën jashtë shtetit për kurim, sepse këtu i ka humbur të gjitha shpresat se e vogla e saj mund të bëjë një jetë normale si të gjithë moshatarët e saj.

 “Gjithmonë më thonin se do t’i kalojë, por jo. Para katër vitesh ja hoqa tubin, por nuk merrte frymë. Doktoresha që e ka bërë njëherë operacion më ka thënë se shërohet vetëm jashtë, por unë nuk kam mundësi që ta çoj. Kontrollet ja kam bërë vazhdimisht. Edhe tubin nuk e gjej këtu. Ka shkuar burri në Greqi që të ja blejë. Tubi duhet të ndërrohet çdo vit, por unë nuk kam  mundësi që të ja ndërroj kaq shpesh. Dal dhe punoj për 10 mijë lek që të ju jap ushqim fëmijëve sepse s’kam asnjë mundësi tjetër. Unë ju kërkoj të gjithë atyre  që kanë  mundësi të më ndihmojnë që të shëroj vajzën që edhe kjo të bëhet si shoqet”, u shpreh e ëma e Xhesilajdës.

Xhesilajda me aq mundësi sa ka për të folur,  i bën apel për ndihmë çdo institucion apo personi që ka mundësi për të kontribuar për të.  “Dua të më ndihmojnë dhe të më japin para që të shërohem si shoqet. Ju lutem më ndihmoni që të shkoj jashtë shteti që të shërohem se këtu nuk ka mjek e doktor të përshtatshëm”, tha Xhesilajda.

E si të mos mjaftonte e gjitha kjo, familja prej pesë anëtarësh jeton në kushte shumë të vështira ekonomike çka ua vështirëson edhe më tepër situatën. Banesa në të cilën ato jetojnë nuk është aspak e përshtatshme për një jetë normale, pasi është plotësisht e amortizuar. 

12 vjecarja FRYME nuredin cili tubi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.