Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Duan më shumë lotarinë amerikane se vendin”, Bes Kallaku përcjell mesazhin e rëndësishëm

21:56 / May 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bes Kallaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sapo ka nisur puntata e radhës së spektaklit të humorit “Kosherja” në ABC. Aktori i mirënjohur Bes Kallaku ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm ndaj qytetarëve teksa u ndal tek dashuria. Duke folur nga skena e “Kosheres” për mënyrën se si shqiptarët e shprehin dashurinë, Besi vë theksin tek fakti se qytetarët në fakt shqetësohen më shumë për lotarinë sesa vetë vendin e tyre.

Aktori thotë se për të ecur përpara duhet që së pari t’ja nisim nga dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin. “Pse e kanë kaq të vështirë të duan shqiptarët, sepse nuk i lë zilia, smira, inati me dasht dhe dashuruar. Nëse shqiptarët shikojnë dikë që ka bërë hapa më shumë sesa ai, nuk i thonë urime, bravo, ose të të kenë egon të bëhen si ai. Por nuk i zë gjumi i natës , thonë “ku qëlloi dhe u bë ai”, si t’ja bëj që ta ul.

Ne vërtetë e duam vendin tonë, por më shumë duam lotarinë amerikane, ne vërtetë i duam femrat e bukura shqiptare, por më shumë duam atë 70 vjeçaren me pasaportë të huaj që të na bëjë letrat. Ne e duam Kombëtaren shqiptare por ku luan Gjermania, nuk mbahemi fare. Në fakt është vështirë të flitet për dashurinë mes shqiptarëve sepse duhet të duan vendin e tyre dhe pastaj njëri-tjetrin ose të duam njëri-tjetrin dhe më pas vendin tonë.

Të gjithë duhet të kërkojmë dashurinë e perëndisë. Shqipëria për 25 vite ishte i vetmi në botë që u shpall vend ateist. Të mos duam, të mos e njohim Zotin dhe prap na deshi dhe na do edhe pse e mohuan për 25 vite. Miq shqiptarë kërkoni dashurinë e zotit dhe perëndisë sepse do të kesh dashuri për veten dhe vendin tënd, fqinjin dhe të afërmin. Dashuria do e mbysë, inatin dhe vetëm kështu ne mund të ecim përpara.”, përfundoi Kallaku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos më prek familjen”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK 5

22:54 / November 4, 2026

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.