Duket se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po krijojnë marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin dhe tashme ata janë të përfshirë nga ndjenjat e forta. Këtu po flasim për marrëdhënien romantike të krijuar nga çifti më i ri i shtëpisë, Einxhel dhe Dagz.
Dyshja janë duke e shijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë me shumë puthje, përqafime madje edhe mëngjese romantike krah njëri-tjetrit. E teksa një prej tyre rrezikohet të dalë, pasi janë në nominim duket se kjo gjë nuk i ndalon ata ta shprehin dashurinë e tyre.
Së fundmi teksa kanë qenë duke biseduar bashkë, një pyetje e DAGZ drejtuar bukuroshes dhe përgjigja e kësaj të fundit na lanë të kuptojmë se dyshja paskan plane serioze me njëri- tjetrin.
DAGZ: A do e bëje një fëmijë me mua?
Einxhel: Po edhe e mendoj. Do ishte i lezetshëm.