Larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun dhe përdorimi më i shpeshtë i dezinfektuesve sigurisht që ndikon dhe në lëkurën e tyre, duke e bërë më të ashpër, me kruajtje dhe deri tek gjakosja e tyre.
Dermatologia Eriona Shehu në një lidhje Skype me Wake Up dha disa këshilla që duhet të zbatoni për të ruajtur shëndetin e duarve tuaja.
-Shmangim ekstremet qe do te thote, jo uje te nxehtë e as ujë të ftohtë. Ai 20 sekondi i larjes rekomandohet me uje te ngrohte se ndihmon sapunifikimin.
-Shmangni përdorimin e larësve agresiv. Të mos përdorim sapune agresive, apo pasi kemi bërë larjen të bëjmë dezinfektim me xhel, por është e gabuar.
-Përdorimi i vazelinës si një produkt mjaft i zakonshëm i cil ndihmon ndjeshëm lëkurës. Këshillohet pëdorimi i kremit për duart para se të flini pasi nata është koha më e madhe që rigjenerohet lëukura.
