Teksa eventi i famshëm i modës së Met Gala 2021 u zhvillua dje me shkelqim në Neë York, këngëtarja e njohur hip-hop Nicki Minaj tha në rrjetet sociale se nuk mori pjesë prej kërkesës së vaksinës COVID-19.
“Ata donin që të vaksinoheshe për të qenë në Met. Por nëse vaksinohem, nuk do e bëj për Met,” shkruante Minaj për 22.6 milionë ndjekësit e saj në Tëitter.
Ajo shkruante: “Do të jem aty pasi të kem bërë ca kërkime ne rrjet. Ndërkohë qofshi mirë me shëndet, mbani maska me 2 llastiqe që kapen te koka e te fytyra, jo nga ato të lirshmet”.
Minaj shtonte më tej se kushëriri i saj nuk u vaksinua pasi “një shoku i tij e bëri dhe mbeti impotent.”
“Kështu që sigurohuni që ta keni marrë vetë vendimin tuaj dhe jo të shtrëngoheni ta bëni,” shtonte Minaj.
Ndërkohë nuk ka prova që lidhin vaksinat e COVID-19 me probleme të funksioneve mashkullore, sipas dokumenteve të agjencisë amerikane FDA për vaksinat vendase.
Në lidhje me mungesën e saj nga paraqitjet publike prej gati një viti, Minaj shtonte se në shtator ka lindur beben e saj: “Kam një fëmijë të vogël e asnjë dado. Nuk do të rrezikoj shëndetin vetëm për t’u parë në publik”.