Kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook uroi një të diel sa më të mbarë për të gjithë dhe njoftoi lehtësimin e masave edhe në vazhdim. Ai tha se për të arritur këtë duhet mirëkuptimi dhe respektimi i masave nga të gjithë.
STATUSI I PLOTË
🟢 KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!
🟡 Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.
👉 KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit🚫
Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË🇦🇱☀️
#SËBASHKU❤️👐🏿
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/551765925746504/?v=551765925746504
