“Per shperndarjen e parlamentit duhet te ngrihet i gjithe populli dhe te dalin 20 burra qe jane te gatshem te marrin ne dore qeverine e re”.
Keshtu tha sot Presidenti Ilir Meta duke deklaruar se eshte i gatshem qe sot te ulet dhe te caktoje daten e zgjedhjeve si per pushtetin qendror e vendor dhe per kreun e shtetit.
“Nese do duhet, Presidenti eshte gati. Te ma kerkoje populli, por sic e thashe duhet te dalin dhe 20 burra gati qe te marrin persiper qeverisjen”, tha kreu i shtetit ne “Syri.tv”.
Meta tha se po nuk e zgjidhëm “ceshtjen e zgjedhjeve, nuk do bëjmë asnjë hap para BE”.
“Se më thonë pse nuk e shpërndan Parlamentin, nëse do shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë dhe e paqartë por nuk është e pamundur, se gjithcka unë duhet të kem një situate kur e kërkon gjithë populli, por të kem dhe nja 20 burra përfshirë dhe juve këtu që të marrin përsipër të cojnë vendin në zgjedhje, unë s’mund të bëj lëvizje bosh
nuk i shmangem asnjë përgjegjësie për të vendosur legjitimitetin institucional. nëse e kam thënë që këtë krizë e zgjidhin vetëm zgjedhjet e popullit shqiptar, të lë dhe unë postin, e të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit, nëse të tjerët s’janë gati e provokojnë situata të rënda jam gati të bëj e zgjidhje të tjera, por për këtë duhet të jenë gati të gjithë ata qe ma kerkojne, nëse do duhet një gjë e tillë presidenti do jetë gati po duhet të jenë edhe 20 burrat që presidenti ti marri ti cojë nëpër zyra e të cojnë vendin në zgjedhje. Apo doni të bëjmë një Venezuelë këtu, por kjo s’është mirë vendin se duam të hyjmë në BE e gjithë kushtet që na shton cdo ditë Evropa ka të bëjë me legjitimitetin, e kjo zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve, që sot hajde caktojmë datën e zgjedhjeve, se po nuk e zgjidhëm nuk do bëjmë asnjë hap para BE”.
Presidenti Meta tha se shembja e Teatrit ishte një provokim serioz jo vetëm për demokracinë por edhe për stabilitetin e vendit.
“Nëse Bejtja do binte pre e një provokacioni të fëlliqur e të dilte në rrugë, se po të dilte presidenti situata do ishte tjetër po nuk i dimë pasojat e ata që urdhëruan një operacioni të paligjshëm nga ana edhe policore që futën forca me armë e automatikë. urdhëruan shembjen e asaj godinës ku atje brenda ka qenë Neritan Licaj, gra e policë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre e kuptoni që kjo nuk ishte thjesht një hakmarrje ndaj teatrit, aksion i dyshimtë për afera, hakmarrje ndaj artistëve, por edhe një provokim serioz jo vetëm për demokracinë por edhe për stabilitetin e vendit, ishte një ngjarje tërësisht e mirëprogramuar destruktikve e provokuese, super gol por që në fakt doli qartë që është një autogol shumë i madh”.