Mjeku Pëllumb Pipero kohët e fundit është në shumë e ekrane, ku ka dhënë këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga COVID-19. Shumë qytetarë e simpatizojnë, por duket se ka dhe nga ata që duan t’i prishin punë. Një qytetar ka keqpërodur emrin e tij dhe i ka dërguar një SMS-së një personi tjetër duke u hequr si mjeku Pipero i kërkon që të karantinohet, duke e futur në panik. Vetë Pëllumb Pipero ka reaguar pas këtij mesazhi dhe shkruan se nuk është dërguar prej tij, por prej atyre që kërkojnë të bëjnë keq e kërkon që autori të vitet para ligjit.

“Te Dashur Qytetare! Sapo lexova nje mesazh te tille i cili jo vetem nuk eshte dhe nuk mund te jete i imi, dhe si i tille eshte i denueshem, por mbi te gjitha eshte shume i demshem per situaten qe kalon jo vetem vendi yne por gjithe bota nen peshen e nje pandemie shume serioze qe deri tani ka shenuar mijera viktima, dhe per te cilen ende nuk kemi nje arme ne dore per ta luftuar, as medikamente te certifikuara dhe as vaksine. E vetmja arme qe kemi,eshte ne duart tuaja, te qendroni ne shtepi, te beni durim dhe te respektoni keshillat tona.
Mesazhe si ky qe po lexoni jane shume te demshme, madje dhe te denueshme! Keshilloj kedo qe guxon e shkruan ne emrin tim sot, ose te kolegeve te mi neser, te mos luaje kesisoj. Sot ne kemi perballe coronavirusin dhe duhet te mjekojme te semuret e te gjurmojme e identifikojme rastet e kontaktit, neser ligji do gjurmoje e vere para pergjegjeise te gjithe ata qe guxojne te luajne me jeten e qytetareve!”, shkruan mjeku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here