Shqipëria arriti të merrte një fitore të madhe në “Elbasan Arena”, aty ku mundi me rezultatin 4-2 skuadrën e Islandës. Kuqezinjtë triumfuan në një stadium të mbushur plot, dhe për presidentin Armand Duka, kjo fitore nuk do të ishte e mundur pa praninë e tifozëve.
“Pa mbështetjen e tifozëve skuadra nuk mund të fitonte. Duhet ta shijojmë dhe gëzojmë këtë rezultat që na ka munguar. Duhet të luajmë deri në fund në grupin e fortë që kemi dhe që 2 vendet e para kanë nga 15 pikë. Kurrë mos thuaj kurrë.
Kemi mision të vështirë në Turqi por jo të pamundur. Shpresoj të kemi grup të plotë dhe pa dëmtime e me ndonjë afrim. I bëra thirrje tifozëve të mos kopjojnë VIP-at që vijnë pasi del rezultati”, tha Duka