Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, ndonëse nuk mohoi se sistemi zgjedhor ka probleme madhore, ai theksoi se palët nuk mund të vazhdojnë të akuzojnë njërit-tjetrin na vodhën votat.
“Propaganda e Ramës se nëse votoni kundërshtarin politik dhe s’ka asnjë marrëdhënie me qeverinë, e papërshtatshme. Ne kemi 30 vite me këtë muhabet. E dinë të gjithë që administrata u përdor, propaganda e kryeministrit është bërë dhe vazhdon të bëhet nga forca politike që janë në pushtet. S’mund të rrimë të akuzojmë njëri-tjetrin se lamë kokrrën e namit. Me i reshtu të gjithë të majte e të djathtë na dalin të gjithë hajdutë, hajdut na kanë thënë ne, hajdut u kemi thënë edhe ne atyre. Është për të marrë shembull Kosova sepse nuk ka asnjëherë kontestime. Do të jemi populli me i lumtur në botë, që të arrijë një ditë kur të mbarojmë zgjedhjet dhe t’i japim dorën njëri-tjetrin”, tha Duka.