Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Duka reagon pas dy fitoreve të kuqezinjve: Jemi të pandalshëm

11:27 / June 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DBA34342 90CA 4BC3 959C B205E37A6B1A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka cilësuar të përbushur misionin e kuqezinjëve, pas dy fitoreve të arritura ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Ndeshje këto të vlefshme për turin eliminator për Europianin që do të zhvillohet në Gjermani verën e vitit 2024.

Në një reagim në rrjetet sociale, Duka thekson se skuadra kuqezi, jo vetëm që mori pikët e plota në të dyja sfidat, 6, por zhvilloi edhe një lojë bindëse. “Mision i përmbushur. Qershori kuqezi mbyllet në mënyrën më të mirë. Dy fitore, lojë bindëse, karakter dhe shumë grintë. Nuk ishte aspak e lehtë duke parë kundërshtarët dhe faktin që lojtarët vinin pas një sezoni të gjatë dhe impenjativ”,-evidenton Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kombëtarja Shqiptare e futbollit triumfoi në dy përballjet, me Moldavinë në Tiranë dhe në transfertë përballë Ishujve Faroe. E pozicionuar në grupin “E” të fazës eliminatore, Shqipëria renditet në vendin e dytë, pas tri ndeshjeve të para, ku ka grumbulluar 6 pikë. Një më pak se skuadra kryesuese e grupit, Republika Çeke dhe 1 më shumë se Moldavia, që renditet në vendin e tretë dhe që mbrëmjen e djeshme triumfoi 3-2 ndaj Polonisë.

Postimi i plotë

Mision i përmbushur!

Qershori kuqezi mbyllet në mënyrën më të mirë. Dy fitore, lojë bindëse, karakter dhe shumë grintë. Nuk ishte aspak e lehtë duke parë kundërshtarët dhe faktin që lojtarët vinin pas një sezoni të gjatë dhe impenjativ.

Faleminderit të gjithë djemve dhe stafit teknik. Një mirënjohje të madhe dhe për tifozët tanë fantastik që nuk munguan as në këtë transfertë të largët.

Shtatori na reservon dy ndeshje të rëndësishme ku të gjithë bashkë duhet të japim maksimumin për të arritur objektivin tonë: Gjermani 2024.

Të bashkuar, lojtarë, staf teknik, tifozë, media e opinion publik, jemi të pandalshëm.

armando duka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.