TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kievi zbulon rrjetin e spiunazhin rus, bie në grackë politikani ukrainas që punonte për Moskën

00:00 / June 25, 2022

4 Korriku në SHBA pritet të shënojë udhëtime rekord

23:54 / June 24, 2022

Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen: Prit njëherë të…

23:49 / June 24, 2022

Kryebashkiaku i Mykolaiv thirrje banorëve: Largohuni nëse doni të mbeteni gjallë!

23:42 / June 24, 2022

Gjermani/ Kryebashkiakja e Berlinit bie viktimë e mashtrimit digjital me video të rreme

23:38 / June 24, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Duka: Stadiumi ynë xhevahir, Mourinho ka më të mirin për finalen

12:49 / May 23, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Trofeu i UEFA Conference League ka mbërritur në Tiranë dhe emocioni i shqiptarëve rritet, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbolli po përgatitet për organizimin e këtij eventi historik si partner zyrtar i UEFA-s për finalen ndërkombëtare. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistën për gazetën prestigjioze italiane “Corriere dello Sport” shprehet se pritja e një finaleje të UEFA-s në vendin tonë është një rezultat i shkëlqyer përsa i përket imazhit të Shqipërisë.

Nën drejtimin e tij, futbolli shqiptar ka arritur një kualifikim historik në finalet e Kampionatit Evropian “Francë 2016” dhe tashmë ka edhe një stadium modern, Arena Kombëtare, që do të presë ndeshjen e madhe, AS Roma-Feyenoord.

Më poshtë, intervista e plotë e Presidenti Duka për gazetën italiane:

President, si është atmosfera në qytetin e Tiranës për finalen? Ne të gjithë jemi vërtetë të emocionuar. Kjo ndeshje për ne ka nisur që para një viti, me inspektimet e ekspertëve të UEFA-s. E gjithë Shqipëria do të ketë mundësinë të përfitojë nga pritja e një eventi të këtij niveli.

Si arritët të bindnit UEFA-n që t’ju japë finalen? Ne kishim tentuar më parë të merrnim organizimin e Superkupës së Evropës. Në përpjekjen e dytë ia dolëm mbanë.

Megjithatë, stadiumi është i vogël. Ka pasur pakënaqësi nga tifozët…? – E vërtetë, është i vogël, por është një xhevahir i vërtetë. Edhe përfaqësuesit e klubit të Romës, kur erdhën për ta vizituar u befasuan nga ambientet që të ofron ky impiant. Fatkeqësisht nuk do të ketë vend për të gjithë.

Duket se një problem tjetër është rritja e çmimeve të hoteleve dhe apartamenteve me qira, me anulime që bëhen me qëllimin për të fituar sa më shumë para. – Kjo historia e anulimeve të rezervimeve mua më duket si një legjendë urbane. Nga ana tjetër, për çmimet e kuptoj: nëse shkon në Paris për finalen e Champions League ose në Milano për panairet, ndodh e njëjta gjë.

UEFA ka shpërndarë shumicën e biletave të finales për publikun shqiptar. – Në fakt ky është një avantazh për Romën, sepse shumë shqiptarë kanë blerë bileta për miqtë e tyre italianë.

Pra, edhe ju do të bëni tifo për Romën apo jo? Sigurisht. Madje, që nga fillimi i edicionit të UEFA Conferenca League. Shpresoj të jetë klubi italian që të fitojë trofeun, ndonëse finalet nuk janë kurrë të parashikueshme. Mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi në finalen e Europa League, Eintracht-Rangers. Por Murinjo ka lojtarin më të fortë.

Cilin? Kumbullën, sigurisht. Shpresoj që ai të luajë në këtë finale, është një nga shtyllat e Kombëtares sonë.

Të ndalemi pak te futbolli shqiptar, cila është arsyeja që prej dhjetë vitesh keni zgjedhur vetëm trajnerë italianë për Kombëtaren? Sepse janë të disiplinuar, shumë të përgatitur në aspektin taktik dhe e njohin mirë mentalitetin tonë. Me ta gjithashtu nuk kemi as problemin e gjuhës.

Pra, do të vazhdoni përpara me Edi Rejën? Sigurisht. Ai ka besimin tonë. Është për të ardhur keq nuk u kualifikuam për shumë pak në play-off-in e Kupës së Botës: na penalizoi ajo humbje ndaj Polonisë.

Në Itali ka një grup të madh futbollistësh shqiptarë që duket se kanë një perspektivë të mirë. Tashmë po, por nuk më habit kjo. Në vendin tuaj janë 130 mijë shqiptarë që luajnë futboll, një shifër e ngjashme me ata që luajnë këtu në Shqipëri.

A ka ndonjë talent shqiptar që pret të shpërthejë? Armando Broja, sulmues i Çelsit i vitlindjes 2001. Ai tashmë ka treguar aftësi të shkëlqyera në Sauthemptonin, ku është në huazim dhe tashmë po shënon edhe me kombëtaren shqiptare. 

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

U lodhën nga pritja, Juventusi braktis Di Marian dhe synon argjentinasin tjetër të PSG-së

23:09 / June 24, 2022

Klodiana Lala i bën pyetjen e papritur Ervin Karamuços, eksperti i kthen përgjigjen epike: Ty nuk të lejohet të mos e dish këtë gjë

22:50 / June 24, 2022

Po ‘fluturonte’ me 190 km/h, makina inteligjente kap ‘mat’ shoferin në By Pass-in e Fierit

22:25 / June 24, 2022

U akuzua për përdhunim, gjykata jep vendimin për yllin e Manchester United

17:21 / June 24, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

SHISH për kërcënimet kibernetike: Kemi neutralizuar dhe identifikuar targetin dhe burimin, në rastet më të shumta janë sulmuar…

22:28 / June 24, 2022

Varianti i ri COVID, paralajmëron epidemiologu Alimehmeti: Do ketë dyfishim rastesh

22:16 / June 24, 2022

Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, flet autori i krimit: Më rrahën e më thyen këmbët 

21:52 / June 24, 2022

Barometri i Ballkanit për vitin 2022, Bregu: Të dhënat tregojnë rritje të pesimizmit të qytetarëve se vendet e rajonit do t’i bashkohen BE-së

21:32 / June 24, 2022
Te fundit

Kievi zbulon rrjetin e spiunazhin rus, bie në grackë politikani ukrainas që punonte për Moskën

00:00 / June 25, 2022

4 Korriku në SHBA pritet të shënojë udhëtime rekord

23:54 / June 24, 2022

Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen: Prit njëherë të…

23:49 / June 24, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.