Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Duke kërkuar biznesmenin e zhdukur, Policia kap rastësisht trafikantin e drogës. Kush është 43-vjeçari i kërkuar nga Italia me parcelë kanabisi në Dajt

16:35 / November 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rushi 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky është Ferdinant Rrushi, i kërkuar ndërkombëtar për trafik droge prej 12 prillit 2021, por prania e emrit të tij në kartelën e kuqe u zbulua rastesisht, pasi 43 vjeçari u thirr në Polici për të dhënë shpjegime për Ruzhdi Hoxhën, denoncuar i zhdukur nga i biri Saimir Hoxha .

Ferdinant Rushi është personi i fundit që e ka takuar Ruzhdi Hoxhën në datën 20 tetor, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në Polici katër ditë pasi familja e priti atë.

Shtetasi Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij.

Por në të vërtetë rezulton gjithashtu nga kqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Versioni se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthtarie, konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë, që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë “Pasat”, që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari, i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në prani të një stacioni.

Me shumë gjasë, thonë hetuesit, në këtë automjet mund të ketë patur gjurmë ADN-je dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.

Sipas Top Channel, njëherazi teksa kanë ndjekur itenerarin e automjetit me të cilin u largua i zhdukuri, në afërsi të Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë.

Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinant Rrushin, që sakaq ishte në kërkim nga Italia po kjo nuk e ka penguar atë të kultivojë drogë.

Hetimet janë regjistruar për rrëmbim dhe pengmarrje të Ruzhdi Hoxhës, që përshkruhet nga i biri si një përdorues kokaine, që njëherazi ka treguar se borxhet që ka patur i ati i ka shlyer ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.