Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

 Dule ankohet në Athinë, Aleksis Tsipras premton rikthim të pensioneve për minoritarët grekë

20:18 / March 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dule tsipras greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Νë një takim me kryesinë e Unionit Demokratik të Minoritetit Kombëtar Grek-Omonia kreu i opozitës grek Syriza Aleksis Tsipras ka nënvizuar mbështetjen e tij ndaj “kërkesës së drejtë”, siç e ka quajtur ai, “ të rivendosjes së pensionit kombëtar për pakicën kombëtare greke” në Shqipëri.

Gjatë takimit, ku ai shoqërohej nga kryetarja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Mariliza Xenogiannakopoulou dhe përgjegjësja për çështjet e homogjenëve Theodora Tzakri, z. Tsipras foli për “padrejtësitë që ka përjetuar minoriteti gjatë periudhës së memorandumeve të ndihmës pas vitit 2012,kur e drejta e minoritarëve të moshuar për të pasur pension kombëtar u kufizua.

“Dua t’ju siguroj se tani që vendi, falë përpjekjeve tona, nuk është nën mbikëqyrjen e kreditorëve, ne mbështesim korrigjimin e padrejtësive, përtej asaj që e konsiderojmë të drejtë, e konsiderojmë si detyrimin tonë, veçanërisht në një kohë të vështirë të mbështesim komunitetin grek”, tha ai dhe iu referua dy amendamenteve të paraqitura nga SYRIZA-PS të cilat, nuk u pranuan nga qeveria Mitsotakis.

Ai theksoi se “çështja e pensionit kombëtar, që është edhe çështje barazie, nuk ka marrë rrugën e zgjidhjes me gjithë premtimet e vetë kryeministrit Mitsotakis.Z. Tsipras vuri në dukje se amendamenti që votoi qeveria Syriza për vitin 2019 nuk është zbatuar asnjëherë pas dy vjet e gjysëm. Kreu i opozitës tha se gjatë qeverisjes së SYRIZA-s u promovuan marrëdhëniet greko-shqiptare dhe u garantua e drejta e vetëpërcaktimit dhe e pronës si kushte për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Tsipras theksoi gjithashtu se “vorioepiriotët si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi duhet të mbështeten, pasi përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të helenizmit dhe duhet bërë gjithçka që ata të qëndrojnë atje në shtëpitë e tyre”.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e minoritetit grek ,Vangjel Dule, Vasil Kajo dhe Jorgos Xhomakas kanë falenderuar zotin Tsipras për mbështetjen praktike ndaj problemeve me të cilat u ndeshën si në periudhën e qeverisjes SYRIZA ashtu edhe sot. Ata theksuan se situata me të cilën përballen, si minoritet kombëtar grek në Shqipëri, është e vështirë jo vetëm për shkak të rrethanave, si pandemia, por edhe nga qëndrimi i qeverisë shqiptare. Ata theksuan se janë të vendosur të vazhdojnë përpjekjet pasi siç janë shprehur- ”është një sfidë për të gjithë helenizmin që të qëndrojnë në shtëpitë stërgjyshore”.

Çështja e pronave që ka të bëjë me të gjitha zonat ku jeton helenizmi dhe veçanërisht me zonën bregdetare të Himarës, është ende e njëjtë, madje më intensive, pasi i gjithë sistemi i pronave po kundërshtohet me vendime arbitrare të paligjshme në dëm të pronarëve të ligjshëm, të cilët janë kryesisht me origjinë greke -kanë theksuar përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri. /Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.