Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka folur për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’, Duma është shprehur se Shqipëria po penalizon dhe Maqedoninë e Veriu dhe qendrimi i politikës është i gjithi një shoë.
‘Fatkeqësisht Shqipëria e penalizoi edhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të ishin hapur negociata, pesë, dy, një vit më parë. Po dëgjoj atë shoën nga qeveria se janë hapur negociatat. Problemi ëeshtë se ka shkuar thika në palc. Ne mendojmë se do na njihet diploma ne vendet evropiane, po ka vende që as liberalizimin e vizave nuk do na njohim’, tha ajo.
Më tej, Duma ka folur edhe Shengenin Ballkanik, që sipas saj kryeministri Rama e përdor si dhelpra kur nuk kapi rrusht.
‘Çudia më e madhe është se Rama thotë nuk e duam Europës kemi Shengenin Ballkanik, si dhelpra mee rrushtë. Për ca e duam ne këtë Shengenin? Ne nuk kemi ndërtuar një strukturë ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë, do ndërtojmë me vendet e ballkanit’, përfundoi Duma.