Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.7 në Durrës.
Paraprakisht mësohet se shtetasja P. Ll., rreth 60 vjeçe, është gjetur e pajetë nga familjarët e saj.
Dyshohet se e moshuara ka kryer aktin e vetëvarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Informacioni paraprak
Rreth orës 19:50, në lagjen nr.7 Durrës, në banesë, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë dyshohet e vetëvarur shtetasja P. Ll., rreth 60 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
