Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Durrës: Mbërrin anija për shtrimin në det të kabllos me fibra optike të gazsjellësit TAP

23:54 / September 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
71143627 2675699839108975 1899146508641501184 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dielën,më 15 shtator 2019, u bregëzua në kalatën nr. 5 të portit të Durrësit anija kablloshtruese “Ocean Link”. Anija e specializuar po bën përgatitje për shtrimin e fibrave optike në det, në suazë të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) midis Shqipërisë dhe Italisë.
Janë 1 550 kilometra kabllo me fibër optike. Kablloja do të lehtësojë komunikimin e ndërsjellë nga tubacioni dhe asetet e lidhura me të, si stacionet e kompresorëve dhe stacionet e valvulave të bllokimit, me qendrën e kontrollit mbikëqyrës.
Në TAP do të bëhet instalimi i sistemit SCADA (Kontrollit Mbikëqyrës dhe Mbledhjes së të Dhënave), sistemit të telekomunikacionit dhe atij të sigurimit. Sistemi SCADA do të ofrojë monitorim dhe kontroll qendror të integruar dhe të vazhdueshëm përgjatë të gjithë sistemit të transportit të gazit, i cili ka një gjatësi prej 878 kilometrash. Të gjitha të dhënat do të transmetohen në qendrën e kontrollit mbikëqyrës në Terminalin Pritës të Gazsjellësit (PRT), në Italinë e Jugut, i cili do të mbikëqyrë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e veprimtarisë së gazsjellësit Më 30 mars 2019, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) realizoi me sukses tërheqjen në breg të tubacionit të parë nënujor që shtrihet në Shqipëri. Koka tërheqëse e tubacionit arriti në pikën kilometrike 0, ku bashkohet seksioni tokësor me atë detar, në orën 12:50.
Punimet për seksionin detar të TAP në Shqipëri filluan në tetor 2018.
Seksioni detar i TAP, që bashkon bregun shqiptar me atë italian, është i gjatë 105 km.
Tubat do të shtrihen në shtratin e detit Adriatik: 37 km në ujërat territoriale të Shqipërisë; 25 km në ujërat territoriale të Italisë; dhe 43 km në ujërat ndërkombëtar.
Pika më e thellë e gazsjellësit do të jetë më shumë se 810 metra nën nivelin e detit.
Për ndërtimin e seksionit detar do të përdoren rreth 9 000 tuba, me diametër 36 inç (0.91 m), të cilët në total peshojnë afërsisht 100 000 tonë.
TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, me gjatësi rreth 3’500 kilometrash dhe vlerë rreth 40 miliardë USD dhe që shtrihet nga Deti Kaspik deri në Evropë. TAP do të ofrojë një korridor të drejtpërdrejtë dhe me leverdi ekonomike për vendet e Evropës Juglindore, dhe më tej. Ai do të transportojë gaz natyror nga basenet e Kaspikut drejt Evropës, duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, dhe duke përshkuar Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të dalë në tokë në brigjet e Italisë së Jugut, ku do të lidhet me rrjetin italian të gazit natyror.

mberrin anija
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.