230 apartamente të reja janë tashmë të përfunduara dhe gati për të pritur banorët e prekur nga tërmeti. Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga Manëzi i Durrësit ku janë ndërtuar këto apartamente, të cilat janë vënë menjëherë në dispozicion të qytetarëve që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit, 2019.
Rama i ka shpërndarë këto pamje në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku ai njofton se nga sot, 230 familje në Manëz të Durrësit do të jetojnë në shtëpi të re.
