Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Durrës-Tiranë-Rinas me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës

09:54 / June 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4998
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka nisur kërkimin për operatorët që do të ofrojnë shërbimin publik hekurudhor për linjën Durrës-Tiranë-Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i cili do të duhet të sigurojë edhe trenat.

Thirrja për shprehje interesi e publikuar në 27 maj 2026 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në koordinim me Hekurudhën Shqiptare parashikon pikërisht këtë aspekt. Kompanitë ose konsorciumet e interesuara kanë afat deri më 26 korrik 2026 për të dorëzuar shprehjen e interesit.

Sipas dokumentit, kontrata e ardhshme do të nisë me operimin e shërbimeve në korridorin Durrës-Tiranë-Rinas, ndërsa tenderi pritet të hapet në 3-mujorin e katërt të vitit 2026. Nisja e shërbimeve të pasagjerëve parashikohet në 3-mujorin e katërt të vitit 2027.

Operatori që do të kontraktohet duhet të sigurojë edhe mjetet lëvizëse, pra trenat, të cilët mund të jenë të rinj, të përdorur ose me qira. Dokumenti parashikon përdorimin ideal të njësive elektrike, por nuk përjashton mjete të tjera, për sa kohë plotësojnë kërkesat teknike dhe operative.

Për paketën fillestare, shërbimi parashikohet në dy linja: Tiranë-Durrës, me gjatësi 37.9 kilometra, dhe Tiranë-Aeroport, me gjatësi 15.4 kilometra. Në ditë pune parashikohen 44 shërbime në linjën Tiranë-Durrës dhe 74 shërbime në linjën Tiranë-Aeroport. Kjo do të thotë që janë rreth 22 çifte udhëtimesh në ditë pune në linjën Tiranë-Durrës dhe 37 çifte udhëtimesh në linjën Tiranë-Aeroport.

Dokumenti vlerëson se për këtë fazë do të nevojiten katër njësi elektrike treni, ose gjashtë nëse përfshihen edhe rezervat. Shërbimet fillestare pritet të arrijnë rreth 1.1 milion kilometra trenash në vit, përfshirë edhe lëvizjet bosh.

Kontrata pritet të ketë kohëzgjatje nga 10 deri në 15 vjet, ndërsa modeli i parashikuar është kontratë bruto, ku pagesa për operatorin do të bazohet te kilometrat e kryer të trenave teksa risku i biletave të shitura do të mbahet nga institucionet. Mund të parashikohen edhe mekanizma bonusi ose penaliteti për cilësinë dhe përpikmërinë e shërbimit.

Në të ardhmen, kontrata mund të zgjerohet edhe në linjat Tiranë-Hani i Hotit dhe Durrës-Pogradec, në varësi të përfundimit të projekteve të modernizimit të rrjetit. Sipas dokumentit, linja drejt Hanit të Hotit mund të hapet në vitin 2030, ndërsa ajo drejt Pogradecit në vitin 2035.

Pas mbylljes së afatit për shprehjen e interesit, palët e interesuara pritet të ftohen në një workshop konsultimi në tremujorin e tretë të vitit 2026. Informacioni i mbledhur do të përdoret për përgatitjen e procedurës konkurruese për kontratën e shërbimit publik hekurudhor të pasagjerëve.

Durrës-tiranë-rinas Operatorin tren
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana do të mirëpresë takimin vjetor të BERZH-it

12:32 / June 9, 2026

Digitrips/L’Écho: Barometri i çmimeve të biletave: Shqipëria, alternativa më ekonomike në Mesdhe

10:16 / June 9, 2026

Sulmet e fundit Iran-Izrael godasin ekonominë globale, nafta “kërcen” menjëherë në bursë

09:44 / June 8, 2026

‘Boom’ i apartamenteve turistike në Shqipëri, kërkesa nuk mban të njëjtin ritëm

09:19 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.