Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

DW: Rritje dramatike e infektimeve me COVID-19 në Ballkan, çfarë po ndodh me këto vende

09:19 / July 22, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
53969048 401
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa Majorka mbylli përsëri zonat e klubeve, në shumë klube dhe anije-restonte në Zrce-Beach në Kroaci u mblodhën për të kërcyer, pirë dhe festuar mijëra vetë. 

Shume klube kërcimi regjistruan deri në 2000 klientë që kërcenin të shpenguar pa maska dhe pa respektuar as distancën fizike. Plazhet dhe lokalet janë të mbushura edhe në vendet e tjera të Ballkanit. Por këto nuk janë të vetmet vatra infeksioni në Ballkan. Edhe në Medjugorjen me famë botërore në Bosnje-Hercegovinë vijnë çdo ditë me mijëra vetë për peligrinazh që nuk i respektojnë rregullat mbrojtëse ndaj Coronës.

Nga ana tjetër në qytetin boshnjak Bihaç janë strehuar në çadra prej muajsh të tërë 3.000 deri në 4.000 refugjatë që jetojnë në kushte higjenike katastrofike. Ata janë kryesisht të rinj nga Afganistani dhe Pakistani që janë bllokuar këtu, sepse nuk lejohen të kalojnë kufirin e jashtëm të BE në Kroacinë fqinje. As aty nuk ka ndonjë mbrojtje efektive kundër Covid-19. Dhe pavarësisht Coronës 20.000 tifozë mbushën stadiumet në derbin lokal të futbollit në Beograd. Kurse Novak Gjokoviçin, që organizoi turneun e tij të Adriatikut në Kroaci u infektua nga virusi, si dhe tre lojtarët e tjerë më të mirë.

Sjellje problematike

Këto shembuj tregojnë se sa problematike është gjendja me masat profilaktike ndaj Coronës në Ballkan. Serbia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut apo Rumania njoftojnë për rekorde të reja infeksionesh dhe shtim masiv të numrit të tyre pas heqjes së masave të karantinës.

Fakti që kriza e Coronës në gadishullin Ballkanik po rritet në mënyrë kaq dramatike lidhet edhe me sjelljen e banorëve. Në të gjithë rajonin njerëzit e kanë zakon të puthen e të përqafohen kur takohen me njëri-tjerin. E sidomos tani që kanë qenë për javë të izoluar duan ta shprehin edhe më me forcë se sa shumë i ka marrë malli për njëri-tjetrin.

Po ashtu as besimtarët dhe as kisha nuk duan të heqin dorë prej puthjes së ikonave. Shumë virologë i bën të ngjethen edhe praktika e zakonit të kungimit, ku të pranishmit në ceremoni i kalojnë njëri-tjerit dhe fusin në gojë të njëjtë lugë. Po ashtu sikurse në Itali apo Spanjë njerëzit ulen në grupe në kafene, restorante dhe bare.

Politika si përshpejtuese e infeksionit

Por Corona nxiti edhe skenat politike në Evropën Juglindore. Megjithë epideminë në Serbi, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut u organizuan zgjedhjet parlamentare. Sipas ekspertëve ato e kanë nxitur gjithashtu procesin e infektimeve. Qeveritë me sa duket insistuan për organizimin e zgjedhjeve, se druanin se nëse zgjedhjet organizoheshin më vonë mund të humbisnin për shkak të rënies së pritshme të ekonomisë.

Demonstrat në Serbi apo Bullgari drejtoheshin në pamje të parë kundër kufizimeve për Coronën, por ato në thelb synonin klasën politike të vendeve. Demostrata të organizuara nga kisha ortodokse kundër ligjit të ri për fenë pati edhe në Malin e Zi. Por organizatorët i ndërprenë ato për shkak të frikës së përhapjes së Coronës.

Burokraci dhe korrupsion

Greqia i hapi relativisht shpejt kufijtë e saj për turistët, por për shkak të infektimeve në Serbi i mbylli përsëri ato dhe ka instaluar një sistem elektronik ku turistet duhet të regjistrohen shumë ditë përpara se të arrijnë në Greqi. Ky sistem burokratik shpesh nuk funksion dhe bashkë me kontrollet mjekësore në kufirin grek, i ka bërë shumë turistë të heqin dorë nga pushimet në këtë vend.

Symbolbild EU-Einreisebeschränkungen sollen für viele Länder bestehen bleiben (picture-alliance/NurPhoto/N. Economou)
Kriza e Coronës ka bërë të shfaqet edhe një herë me forcë një nga problemet e njohura të rajonit – korrupsioni. Kështu në Federatën e Bosnjës u arrestua përkohësisht në maj kryeministri Fadil Novalic. Shkak qe blerja e 100 aparateve për frymëmarrje që nevojiteshin urgjentisht. Tenderi iu dha një kompanie krejtësisht pa përvojë dhe 80 pajisje ishin plotësisht të papërdorshme gjë që shkakoi dëme të mëdha për buxhetin e shtetit. Po ashtu askush në Serbi nuk e di se çfarë parash ka përdorur Presidenti Vuçiç për të blerë ku dhe sa aparate frymëmarrjeje – ky është sekret shtetëror, thuhet në Beograd.

Frikë nga një valë e re infektimesh

Vala e re e infektimeve në Ballkan nuk mund ta lërë indiferente Evropën Perëndimore. Qeveria e Austrisë, ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni qytetarë nga Ballkani, ka paralajmëruar se ata do të sjellin Coronën nga vendet e tyre të origjinës. Edhe në Gjermani ka mijëra punëtorë nga Evropa Juglindore që punojnë në kombinatet e mishit të prekur nga Corona./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.