Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy anije ruse pranë brigjeve të Shqipërisë, Italia ngre në fluturim avionët “P-72”!

21:25 / March 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anije 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy anije ruse ndodhen në një zonë mes Kalabrisë dhe ishullit të Korfuzit, pak milje larg brigjeve të Shqipërisë. Duket se tashmë tensioni mes Rusisë dhe vendeve perëndimore nuk kufizohet më vetëm në fushëbetejën e Ukrainës por edhe në detin Mesdhe.

Situata paraqitet aq e tensionuar saqë Italia ka ngritur në fluturim avionët e saj P-72 për të monitoruar situatën nga lart.  Njëra prej anijeve ka ardhur nga oqeani Atlantik dhe bëhet fjalë për anijen ‘Kola’ ndërsa tjetra është një anije korvetë raketahedhëse që ndodhej në bazën ruse të Tartous në Siri.

Sipas medias italiane, “La Republica”, analistët thonë se me shumë mundësi anijet po ndjekin nga afër aeroplan-mbajtësen amerikane ‘john Bush’ që në këto momente gjendet mes brigjeve të Pulias në Itali dhe Shqipërisë.

Në afërsi të Sicilisë, dy anije të tjera të Moskës janë të pranishme prej javësh, ku njëra prej tyre është luftanija ‘Admiral Kasatanov’, një nga më modernet e flotës ruse.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar rusët bënë një tjetër provokim në ngushticën e Otrantos, vend ku janë përqendruar rrjetet që transportojnë gazin, energjinë dhe trafikun e internetit mes Italisë dhe Ballkanit.  “Akademik Pashin”, një anije naftëmbajtëse e madhe ruse, qëndroi praktikisht e palëvizshme për orë të tëra në pikën më të ndjeshme: atë ku ndodhen tubat e Gazsjellësit Trans Adriatik, ‘çezma’ që përcjell furnizime alternative me gaz metan.

2 anije brigjeve fluturim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.