Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dy fitoret nuk mjaftojnë, Shqipëria bie përsëri në FIFA. Edhe Kosova vazhdon rënien

09:01 / April 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manaj uzuni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur të sigurojë 2 fitore në 3 ndeshjet e saj të kualifikueseve të Botërorit 2022, një bilanc relativisht i mirë, pavarësisht mënyrës së lojës apo pengut se mund të bëhej diçka më shumë kundër Anglisë. Por këto suksese, meqë ishin ndaj skuadrave të vogla që renditen në vendet e poshtme të klasifikimit të FIFA-s, nuk kanë ndihmuar kuqezinjtë të bëjnë hapa para, duke vazhduar kësisoj një rënie të lehtë.

Sipas përllogaritjeve, edhe pse Shqipëria ka fituar 2 ndeshje, ajo do të humbasë një pozicion në klasifikimin e FIFA-s që publikohet javën e ardhshme. Nga vendi i 66, tashmë Shqipëria zbret në vendin e 67 në botë dhe duhet të ketë kujdes nga disa skuadra që e ndjekin pas, sidomos ato Europiane që kanë dhuruar surpriza të mëdha në këtë periudhë.

Sa u përket kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin e saj të eliminatoreve, Anglia do të mbetet në vendin e katërt në botë, Polonia do të zbresë nga vendi i 19 në të 21-tin, ndërsa Hungaria do të ngjitet në vendin e 37 nga i 40-i që mbante para këtyre ndeshjeve. Andorra do të humbasë 5 pozicione, duke shkuar e 157-a në botë, kurse asgjë nuk duket se e lëviz San Marinon nga vendi i 210, si skuadra më e dobët në botë.

Përfaqësuesja e Kosovës, nuk ka evituar as ajo rënien në klasifikim, pavarësisht se regjistroi një fitore në miqësoren ndaj Lituanisë. Në muajin prill ajo do të jetë në vendin e 121-të, duke humbur 4 pozicione në krahasim me renditjen e mëparshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.