Dy persona me kapuçë në kokë u futën në shtëpinë e Arthur dhe vodhën sende me vlerë ndërsa mesfushori ishte në stol kundër Liverpoolit dhe nuk hyri as në gjysmën e dytë si zëvendësues.
Sipas “Mundo Deportivo”, dy njerëz me kapuçë në kokë hynë në shtëpinë e tij ndërkohë që po zhvillohej ndeshja e Champions League.
Hajdutët shfrytëzuan mundësinë që braziliani nuk ishte në shtëpi dhe shkuan për të vjedhur dhe nuk dolën duarbosh. Ata u larguan me bizhu me vlerë dhe një orë të tipit “Rolex” pas kërcënimit që i bën vëllait të Arthur, i cili ishte duke shikuar ndeshjen në shtëpinë e vëllait të tij.
Ata u futën në banesë nga një dritare, e cila ishte e hapur. Kur u futën në shtëpi grabitësit kërcënuan të vrisnin vëllain e Arthur duke i mbajtur një kaçavidë në qafë. Tani policia e Barcelonës, ka nisur nga puna për të identifikuar dy agresorët.
