Dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Tirana, përkatësisht 73 dhe 78 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë raporton se 1373 qytetarë kanë dalë pozitivë nga kryerja e 2801 testimeve.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.
Janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë.