Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dy italianë, dy viktima: “Besa” shqiptare që po vret investimet e huaja dhe turizmin

17:10 / September 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Tre javë më parë u përdhunua një turiste italiane 18-vjeçare në plazhin e Durrësit e cila u mashtrua nga “besa” dhe mikpritja në Durrës.

Përtej elementëve të tmerrshëm të krimit, ajo që më tronditi më shumë ishin 90% e komentuesve që shkruanin kundër vajzës italiane dhe mbështesnin autorin e krimit që ishte roja e plazhit dhe meqë e kishte gjetur të dehur nga alkoli buzë detit, i “legjitimohej” të bënte çdo gjë me minorenen italiane.

Pa kaluar tre javë…Vdekja e italianit 44-vjeçar, Edoardo Sarchi, administrator i kompanisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro, në mes të natës në Salari të Tepelenës, është më shumë se një tragjedi e izoluar. Ajo është një sinjal alarmi, një kambanë që bie mbi një vend ku krimi i organizuar dhe pandëshkueshmëria kanë ndërtuar murin e tyre të hekurt përpara zhvillimit.

Në vend që të flasim për fabrika, punësim dhe investime, jemi sërish dëshmitarë të një skenari të njohur: një biznesmen i huaj i gjetur i pajetë në rrethana të errëta, dëshmi kontradiktore, me disa të shoqëruar dhe të liruar brenda pak orësh, prova të mjegulluara, e mbi të gjitha heshtje nga institucionet. Ngjarja ngjan me një teatër grotesk ku aktorët ndryshojnë versionet e tyre, ndërsa e vërteta mbetet në prapaskenë.

Biznesmeni italian ishte mysafir dhe ishte ftuar nën besën e ortakëve të tij për gjah në zonën e Tepelenës.

Një vend që shoqëria nuk mbron jetën e investitorëve të huaj, nuk mund të pretendojë të mbrojë kapitalin e tyre. Çdo gur që një biznesmen si Sarchi vendos mbi themelet e ekonomisë, rrezikon të shembet në baltën e pandëshkueshmërisë. Shqipëria, në vend që të shfaqet si tokë mundësish, po ngjan gjithnjë e më shumë me një fushë gjahu ku kapitali i huaj bëhet pre e errësirës.

Nga Tepelena deri në Tiranë, nga fabrika e tullave te korridoret e prokurorisë, mbizotëron e njëjta panoramë: mungesë transparence, mungesë përgjegjësie, mungesë drejtësie. Nëse Sarchi vdiq nga një aksident i rastësishëm apo nga një vrasje e planifikuar, kjo ende nuk dihet. Por një gjë është e qartë: mënyra se si shteti shqiptar trajton këtë çështje është po aq fatale sa plaga që i mori jetën.

Çdo investim i huaj që hyn në Shqipëri ngjan me një kështjellë të ndërtuar mbi rërë. Sa herë që krimi sfidon ligjin dhe del i padënuar, themelet e kësaj kështjelle shemben, duke lënë pas vetëm pluhur, gjurmë gjaku dhe frikë.

Por kjo panoramë nuk ndalet te investitorët. Tre javë më parë, turistja italiane 18-vjeçare u përdhunua në një plazh shqiptar – një krim i rëndë, i shoqëruar nga e njëjta heshtje e zakonshme. Ndërsa shteti nuk garanton siguri, shoqëria shqiptare shpesh rrëshqet drejt normalizimit të tmerrit, sikur këto akte të ishin thjesht lajme të përditshme dhe jo plagë që gjakosin imazhin e vendit.

Nëse vrasja e një biznesmeni italian dhe përdhunimi i një turisteje trajtohen si episode të zakonshme, atëherë Shqipëria nuk është më një destinacion i investimeve apo turizmit, por një terren ku krimi mbillet dhe heshtja e ujit e bën të lulëzojë.

Ndoshta besa dhe mikpritja shqiptare, janë një virtyt që i përket shekullit kaluar.

Besa dy italiane Kreshnik Spahiu Shqiptare vret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët kundër “modelit grabitqar”, zemërimi ndaj pushtetit s’mund të shpërfillet më

16:59 / September 1, 2026

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

14:19 / August 30, 2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

21:22 / August 29, 2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

10:48 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.