Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Dy kandidatura për pankinën e Burrelit pas largimit të Dorian Bubeqit

11:05 / November 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
368985107 2677312359089159 5207928322639384780 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka patur zhvillime interesante tek skuadra matjane. Trajneri Dorian Bubeqi nuk do të jetë më trajneri i saj. Një fakt të tillë e bën të ditur për mediat sportive vetë trajneri kavajas kur thote: “Kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Ky është zanati ynë. Siç ka një fillm ka dhe një fund. Ishte një bashkëpunim i mirë me drejtuesit matjan. Me këtë rast dua të falederoj kryetarin e bashkisë Z. Agron Malaj, që ka qenë mbështetja ime dhe e skuadrës.

Në periudhën që drejtova skuadrën matjane, kishim si objektiv të ishim në mesin e artë të renditjes. Ishim pranë realizimit të këtij objketivi, por nuk mundëm ta bënim realitet një gjë të tllë”- shprehet për gazetën Dorian Bubeqi.

Tashmë drejtuesit e klubit matjan, janë vënë në kërkim të gjetjes së trajnerit që do të marrë fatet e skuadrës në ndeshjet në vazhdim. Duke folur rreth këtij fakti, në cilësinë e administratorit të klubit, Marjan Lleshaj, mes të tjerash shton se:

“Pas dorëheqjes së trajnerit, jemi vënë në kërkim të gjetjes të trajnerit të ri që do të marrë fatet e skuadrës për ndeshjet në vazhdim. Për momentin janë dy kandidatura, njëri nga këto ka qenë zv-trajner me një nga skuadrat e superiores. Emërimi i trajnerit të ri është emergjent pasi ndeshjet e kampionatit janë afër dhe në bazë të kalendarit do të presim Bylisin në fushën tonë, tashmë për llogaritë e fazës së dytë”- shprehet kreu i klubit matjan.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, sipas administratorit Lleshaj, skuadra do të drejtohet nga zëvendëstrajneri, Renato Hoti. Seanca e ditës së sotme shënoi dhe fillimin e procesit stërvitor për ndeshjen e rradhës kundër Bylisit, në Burrel

bubeqi burreli largohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.