Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy koncesionet e rrugëve me vlerë 337 milionë euro, Kuvendi i voton 10 ditë para zgjedhjeve

15:43 / June 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koncesioni i rrugeve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontratat koncesionare për rrugën Milot-Balldren dhe atë Orikum-Dukat pritet të kalojnë për votim në Parlament në datën 20 qershor. Të dy kontratat e koncesionit me vlerë totale 337 milionë euro duke përfshirë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar do të diskutohen fillimisht në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe pastaj do të kalojnë në seancën plenare të Parlamentit.

Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat janë pjesë e paketës 1 miliardë euro të koncesioneve, që ndryshe njihet edhe si programi i rindërtimit. Tenderat për dy këto kontrata u zhvilluan vitin e kaluar ku Ministria e Energjisë shpalli fitues respektivisht kompaninë “ANK” dhe atë “Gjikuria”.

E gjithë procedura ishte parashikuar të zhvillohej nga qeveria, ashtu si ndodhi me “Rrugën e Arbrit”. Por tre muaj më parë, me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili ia kalon Parlamentit fjalën e fundit për miratimin e kontratave të Partneritet Publik-Privat në ndërtimin e rrugëve.

Formula e koncesionit parashikon se të dy rrugët do të ndërtohen me paratë e kompanive private dhe në këmbim qeveria do i shlyejë ato më këste për 13 vjet duke përfshirë koston e ndërtimit, dhe interesat që do u paguhen kompanive private.

Por këto dy vepra kanë shkaktuar debate të forta në publik, veçanërisht mes palëve politike. Sipas qeverisë ndërtimi i këtyre rrugëve së bashku me atë të Arbrit do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit përmes një formule që i lejon buxhetit të paguajë me këste.

Por opozita ka akuzuar qeverinë për korrupsion me dy projektet.

Madje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi publikisht se koncesionet do të anulohen dhe se çdo zyrtar që firmos miratimin e tyre do të përballet me ligjin.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.